“Je xheloze”! Rama batuta me gazetaren greke e cila e pyet për marrëdhëniet me Turqinë

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik, i pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I pyetur në lidhje me marrëdhëniet miqësore me Greqinë, Rama u përgjigj gazetares greke me batutë duke i thënë se Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Greqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik

Gazetarja: Nuk është xhelozi

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia

Back to top button
LAJMET E FUNDIT