“Ju kisha thënë…”/ Negociatat, Rama reagon pas vendimit të Holandës për Shqipërinë

Holanda është dakord që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të mbahet sa më shpejt

Pas mbështetjes që dha parlamenti holandez për zhvillimin e Konferencës së Parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thotë se pas zgjedhjeve atje, Shqipërisë iu hap rruga drejt procesit për integrimin europian.

“LAJM TJETËR I MIRË/ Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Ua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim“, shkuar kryeministri.

Pas këtij qëndrimit pozitiv të Holandës dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria apo Italia ka shpresa që Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian që do të pasojë Konferencën Ndërqeveritare./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT