“Kallash ju kisha vra”/ Tjetër video nga “bibloteka e TikTok” të gjyqtares Enkeleda Kapedani, ngre gishtin e mesit lart

Video të tjera kanë dalë në media të kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedanit. Disa video gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafian dhe kokainën.
Në një video tjetër ajo shihet duke udhëtuar me automjetin e saj, po në shoqërinë e këngës së reperit të njohur Bardhi me titull “Lot”.
Ndryshe nga videot e tjera kësaj here gjyqtarja e shoqëron edhe me gjeste të turpshme, ku nën ritmet e muzikës ajo ngr gishtin e mesit.
Kujtojmë se sot do të merret vendimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të paraqesë raportin e tij për shkeljet e konstatuara, pas nisjen së procesimit disiplinor të ndaj magjistrates, i iniciuar menjëherë pas bërjes publike të videove nga mediat shqiptare./Gazeta Shqip