“Kanë materiale të bollshme”, Klosi zbulon arsyen se pse SHBA e vonoi shpalljen non-grata të Berishës

Ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi në opinionin e tij dhënë në “Breaking” në Top News ka zbuluar arsyet se pse SHBA e shpalli si person “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, tetë vite pasi u largua nga pushtetit.
Sipas tij, nëse do të ishte bërë tetë vite më parë, kjo masë nuk do të kishte asnjë efekt, pasi drejtësia ishte në duart e Berishës dhe se nuk do të kishte asnjë efekt.
“Nuk është problemi i hakmarrjes së Berisha nuk është se ka forcën e duhur, është numri 1 i politikës shqiptare, kam qenë vetë dëshmitarë. Do të shkonte kot dhënia “non-grata” 8 vite më parë, sepse nuk kishim një drejtësi të pavaru,. Kështu që mundësia do të shkonte kot”, tha Klosi.
Sipas tij, SHBA-të kanë plot prova dhe materiale me fakte, të cilat mund t’i vijnë në ndihmë drejtësisë shqiptare për ndëshkuar zyrtarët e korruptuar në Shqipëri. Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe emra të tjerë.