Kasaphana në Velipojë/ Ferracakët shkuan për sqarim tek Gocajt për shezlongët, oborri u la në gjak

Pas ngjarjes së rëndë të Velipojës ku mbetën të vdekur 4 persona, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20-vjeç, ngjarja ka marrë një ditë zbardhjeje.

Mësohet se kanë qenë Ferracakët ata që kanë shkuar për sqarim pas mesnate tek Gocaj, bizneset e të cilëve janë 50 m larg njëri-tjetrit.

Ata janë konfliktuar pas sherrit për shezlongët e hoteleve të tyre, teksa sherri ka degjeneruar në shkrepjen e armëve, duke e kthyer oborrin e hotelit Gocaj në një skenë krimi të larë në gjak.

Madje kjo ka detyruar dhe pushuesit në këtë hotel të largohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT