KKT miraton lejen për Teatrin e ri Kombëtar, Veliaj: Zero kulla!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka bërë të ditur se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar projektin për ndërtimin e Teatrit Komëbtar duke dhënë kështu lejen përkatëse.
Ai gjithashtu ka dhënë detaje dhe si do të jetë godina e re Teatrit. “”KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG) AUDITORIUM 635 vende. BLACK BOX i vogël 150 vende. BLACK BOX i madh 350 vende AUDITORIUM në taracë 500 vende. 2 kate parkim. Zero kulla në territor”, shkruan Veliaj.
Teatri kombëtar u bë objekt i përplasjeve të forta politike dhe të komunitetit të artistëve. Tashmë ccështja ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për akordimin e fondit për nisjen e punimeve të këtij teatri.