Kongresmeni Lee Zeldin nuk i ndahet Berishës: Dua informacion të plotë pse u shpall non grata nga SHBA

Kongresmeni epublikan Lee Zeldin kërkon informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për shpallen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij.
Bëhet me dije se kongresmeni i ka dërguar një letër Komisontit të Ligjeve në DASH, ku kërkon informacion në lidhje me vendimarrjen e shpalljes “non grata” të Berishës.
“Departamenti i Shtetit Amerikan ka njoftoi së fundmi sanksione kundër ish-Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke përmendur përfshirjen në korrupsion të rëndësishëm.
Nën këto sanksione, Berisha, gruaja e tij dhe fëmijët e tij janë të ndaluar të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.
Për më tepër, unë kërkoj një shpjegim të hollësishëm të procesit që Departamenti i Shtetit ndoqi për të përcaktuar këtë rast,” thuhet ndër të tjera në letrën e Zeldin drejtuar DASH.
Kërkesa e tij vjen një ditë pasi i kërkoi sekretarit të DASH Blinken informacione specifike lidhur me vendimin e papritur.
