“Kosova është zemra e Serbisë”, pamje se si provokuan maturantët serbë mbi Urën e Ibrit

Dje gjatë ditës ka ndodhur një incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Dhjetëra persona e kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë. Më vonë u kuptua se këta të rinj serbë ishin maturantë të cilët festonin dhe hidhnin fishekzjarrë.

Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës, ndërsa dëgjohen duke kënduar “Kosova është zemra e Serbisë”.

Ndryshe Policia e Kosovës ka raportuar se situata ka qenë në kontroll dhe e sigurt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT