KQZ certifikon zgjedhjet/ Anëtari i KAS: Jam i gëzuar që nuk ndodhi ndryshimi i sistemit pasi…

Certifikimi zyrtar i rezultatit zgjedhor dhe ndarja e mandateve nga KQZ, ishte temë e ditës së sotme në emisionin Breaking në Top News ku i ftuar ishte anëtari i KAS, Koli Bele. Anëtari i KAS tha se ankimimet kryesore kanë qenë ato të forcave kryesore në 9 qarqet. Procesi zgjedhor ka një start nga fillimi i garës deri në çertifikim këtu mbaron puna jonë. Bele shtoi më tej se ishte i gëzuar që nuk ndodhi ndryshimi i sistemit pasi do të hante shumë kohë.
“Ankimimet kryesore kanë qenë ato të forcave kryesore në 9 qarqet. Proçesi zgjedhor ka një start nga fillimi i garës deri në çertifikim këtu mbaron puna janë. Ka mekanizma të tjerë që vihen në lëvizje dhe Komisioneri e merr vendimin, ky është një proçes administrativ i cili bëhet gjatë zgjedhjeve dhe në numërim. Procesi në KQZ nuk mund të bëjnë pretendime të cilat vlejnë që ne të kemi një proçes administrativ.
Palët politike kanë një mbivlerësim të tyre, KAS është krijuare si një gjykatë dhe ai është i detyruar të sillet me vetëpërmbajtje. Kishte pretendime se janë punësuar 10 vetë në një institucion x dhe këto gjykohen janë të pashmangshme pasi partitë politike nuk e ndajnë ligjin dhe politikën. Ligji zgjedhor është i destinuar të jetë perfekt, ndryshimet duhet të ndodhin por jo 6 mujorin e fundit.
Jam i gëzuar që nuk ndodhi ndryshimi i sistemit pasi do të hante shumë kohë. Urgjent duhej të ndryshojë ligji zgjedhor dhe proçesi po vjen duke evoluar gjatë futjes së teknologjisë. Gjenden forma të ndryshme që të kemi një administratë të depolitizuar thjesht duhet vullnet. Fenomenet e shfaqura në rrjetet sociale me ndryshimet në kodin penal frenojnë këtë fenomen, mekanizma ka thjesht nuk duhet të blihen në 6 muajt e fundit”, tha Koli Bele.