“Kur të vish në Shqipëri do të presim kokën”/ Grenell i frikësuar për jetën e tij: Të neveritshëm

Ish-amabasadori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell shkruan se është kërcënuar nga një shqiptar.
Kjo erdhi pasi Grenell një ditë më parë, ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.
Në postimin e Grenell, figuron emri i shqiptarit Bekim Xhika, i cili i shkruan ish-ambasadorit amerikan se ‘’nëse vjen në Shqipëri, ne do ta premë kokën’’.
”Nëse vjen në Shqipëri ne do ta premë kokën, ne jemi duke të pritur ty, ne nuk harrojmë, mbaje në mend”, thuhet në mesazhet e publikuara nga Grenell në llogarinë e tij në Instagram.
Grenell ka bërë reaguar lidhur me këtë, duke thënë se ky rast duhet raportuar në polici.
”Ky kërcënim nuk e reflekton popullin shqiptar. Ai duhet të raportohet në polici”, shkroi Grenell.