Kush e ka radhën për non-grata? Fatos Klosi flet me kode: Ai doli nga gjykata me dorën lart dhe…

Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Shqipëri janë ngritur teza se kush është politikani apo zyrtari që do ta ketë radhën për të t’u shpallur i padëshiruar nga SHBA-ja.
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Fatos Klosi i ftuar në emisionin “Breaking” u shpreh i rezervuar ndaj dhënies së emrave, duke deklaruar se shumë emra të tjerë do të dalin në listën e DASH.
Por Klosi nuk ka ngurruar që të flasë edhe me kode në lidhje me zyrtarët apo ish-zyrtarët që pritet të jenë në listën e zezë të SHBA-ve.
“Ka shumë zyrtarë, që kanë pasur poste të larta në Shqipëri që mund të përfshihen në vendimet e DASH. Ju e mbani mend që ai doli nga Gjykata e Lartë duke ngritur dorën lart, 5 me 0”, tha Klosi. Me këtë ish-shefi i SHIK ka kujtuar rastin e Ilir Metës, të cilit iu rrëzuan akuzat nga Gjykata e Lartë, në lidhje me videon e nxjerrë nga ish-ministri Dritan Prifti.