Kush i qëndroi ‘besnik’ Ilir Metës deri në fund? 6 deputetë votuan kundër shkarkimit, ish-këshilltari i tij abstenoi

Deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit, deri më tani janë:

Artur Roshi, Lefter Maliqi, Suzana Topi, Fatjona Dhimtri, Gjetan Gjetani dhe Adriatik Alimadhi.

Mësohet se abstenim ka votuar deputeti Ralf Gjoni, cili mbante postin e këshilltarit të Metës në kohën kur presidenti aktual ishte në krye të Kuvendit.

Disa nga deputetët kanë votuar sot në Kuvend shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës.

Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT