Lajm i mirë/ Kontrolli teknik i mjeteve rikthehet në DPSHTRR, pa rritur tarifat!

Blendi Gonxja ka lajmëruar se shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore në 15 Qendra, rikthehet në administrimin e DPSHTRR! Risi lehtësuese për qytetarët, pa rritur tarifat!

“Autoveturat e motomjetet e reja (regjistrim për herë të parë/0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para! (çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë)

• Mjetet autovetura e motomjete me km, kolaudohen çdo 2 vjet!

• Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (autobus), mjete transporti speciale, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit!

• Afatet e reja do t’i njihen çdo mjeti me Certifikatë Kontrolli Teknik që ka datë skadence pas datës 23.12.2020!
(Mjetet e reja të regjistruara për herë të parë do të përfitojnë periudhën përkatëse pa detyrim kolaudimi)
KUJDES:

• Mos qarkulloni pa paguar taksat vjetore të mjetit dhe pa rinovuar TPL-në (siguracionin e detyrueshëm) në datat përkatëse çdo 1 vit!

• Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!

• Drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për gjendjen teknike, funksionale dhe sistemet e mjetit përpara çdo lëvizjeje në qarkullim, sipas Kodit Rrugor: Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4!”, shkruan Gonxhe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT