LAJMI FUNDIT/ Mijëra testime, asnjë viktime dhe ja sa raste te reja pozitive me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, janë bërë 2962 testime, kemi 9 të shëruar dhe vetëm 7 raste të reja në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 18

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,962

Testime totale 765,938

Raste pozitive 132,476

Raste të shëruara 129,888

Raste Aktive 134

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 41

Berat 15

Durrës 11

Lezhë 6

Elbasan 5

Gjirokastër 4

Korçë 3

Dibër 3

Kukës 2

Fier 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT