LAJMI FUNDIT/ Zhduket covid, ja situata në Shqipëri, asnjë i vdekur 24 orët e fundit
Shqipëria duket se e ka “fituar” betejën me koronavirusit. Referuar të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.
2 pacientë në spital
Situata është shumë pozitive edhe në spital, ku aktualisht po marrin trajtim spitalor të specializuar vetëm 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Asnjë i vdekur
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
14 të shëruar
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127./Gazeta SHQIP