Letra e hapur për Blinken/ Ish-diplomati rrëfehet pse është kundër vendimit të DASH për Berishën

Ish-diplomati, Arian Starova, ka shkruar disa ditë më parë një letër të hapur për sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Sot, Starova ishte i ftuar në studion e emisionit “Breaking” në Top News për të komentuar pikërisht këtë letër.
“Gjithmonë në vlerësime të tilla që përmbajnë edhe nënkuptimin e akuzave, e para duhet të flasë drejtësia. E pasi të flasë drejtësia, mund të reagojnë edhe të tjerët. E unë si njeri i lirë, fola. E ndjeva se duhej të thosha ato të vërteta që dija. Është diçka krejt normale dhe e mirë. Arsyetim pa tabu, meqenëse e ka thënë ky autoritet nuk ka nevojë për kritika. Berisha e ka marrë vetë në dorë çështjen, të shohim se si do të zhvillohen më pas”, tha Starova teksa komentoi se pse shkroi atë letër të hapur.
Në letrën tuaj pranoni gabime politike të Berishës, por nuk jeni i idesë së korrupsionit?
Çështja e korrupsionit është e paqartë, kërkon vërtetim. Departamenti mund të ketë fakte, e duhet ti ketë dërguar në SPAK që do bëjë vërtetimet.
E mendoni të nxituar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit?
Jo vetëm të nxituar, por edhe i gabuar. Këto praktika nuk duhet të kenë vend në vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit
Nuk mund të quhet vrasës dhe i korruptuar. Mendësi e krijuar, Berisha “djalli i zi”. Nuk mund të themi se ka qenë minusi i demokracisë. Nuk ka qenë njeri i përkryer, se në botë nuk ka njerëz të përkryer, aq më shumë politikanë. Me aq sa di unë, e shikoj me diçka që të lidh me historinë e 30 viteve. nëse drejtësia ka fakte, unë nuk i dal në mbrojtje askujt. Por mendoj se drejtësia e re po na propagandohet. Berisha i ka pranuar gabimet e tij.
Pse Berisha vendosi që të shkonte në Francë për çështjen e tij dhe nuk zgjodhi drejtësinë shqiptare?
Drejtësia e re paska një lloj hezitimi, mungesë provash apo kurajo, e detyron Amerikën ta motivojë, atëherë Berisha ka arsye të mos besojë. Berisha është konsultuar me njerëz, madje edhe përtej oqeanit.
Por duhet pranuar se çfarë do të thuhet për Berishën, të paktën gjysma e popullsisë e mbështet, e do, e shikon si simbol. Vendimi i DASH është i diskutueshëm.