Ligji për emigrantët/ Gjuzi këshilla Çuçit: Ishe mrekullisht mirë te bujqësia, mëkatet e mazhorancës…

Deputeti më në “zë” i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ka dalë kundër propozimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimi për emigrantët e huaj në Shqipëri.
Gjuzi deklaroi se do votojë kundër duke kërkuar rishikim të pikës për qytetarët e Kosovës të cilët kategorizohen me ata të SHBA dhe BE për të marrë një leje 5-vjeçare. Deputeti ka shkuar dhe më tej ku e ka këshilluar Çuçin se ishe mrekullisht mirë te Bujqësia nuk e di pse vajte të marrësh gurin e Sizifit dhe të mbash mëkatet e maxhorancës mbi supet tua.
“Ishe mrekullisht mirë te bujqësia nuk e di pse vajte të marrësh gurin e Sizifit dhe të mbash mëkatet e maxhorancës mbi supet tua. Unë e deklaroj votën time kundër projektligjit, Aleanca jonë dhe ne që punuam të ishim anëtarë të NATO-s e lejoi Kosovën. Shqiptarët në trojet e veta etnike.9 muaj më parë ishte një rast tipik i azilantit politik që ministrë deshi ta çonte në kufirin e gjelbër me Shqipërinë.
Çfarë ndodh me emigrantët që i kemi marrë në mbrojtje ne. Si është situata. Sa sirianë dalin sot në semaforët e Tiranës. Si është situate. Kjo punë do seriozitet. Që ky projektligj të mos vinte me shpejtësinë që erdhi”, u shpreh Gjuzi.