Liqeni i Ujmani në Kosovë dhe lumi i Kolumbia në Kanada, dy shtete dhe zgjidhja

Amerikanët propozojnë si zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi për liqenin e Ujmanit traktatin për lumin e Kolmbias mes SHBA dhe Kanadasë. Raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë me këtë studim fizibiliteti dhe me propozimin konkret përmbush një nga angazhimet e Marrëveshjes së Uashingtonit të arritur më 4 Shtator 2020 mes palëve në prani të presidentit Trump.
Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.
“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë angazhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, thuhet në dokument.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, traktati mundëson menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe ofron përfitime thelbësore për miliona njerëz në të dy anët e kufirit. Ky liqen konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë banorë.
Po si është historia e Lumit Kolumbi që Amerikanët ja propozojnë Kosovës si shembull për liqenin e Ujmanit.
Si lindi lumi Kolumbi?
Provinca e British Columbia , e njohur edhe si BC, është një nga 10 provinca dhe tre territore që përbëjnë Kanadanë. Emri, British Columbia, i referohet lumit Columbia, i cili rrjedh nga Malet shkëmbore kanadeze në shtetin amerikan të Washingon. Mbretëresha Victoria shpalli British Columbia një koloni britanike në 1858.
Kolumbia britanike ndodhet në bregun perëndimor të Kanadasë, duke ndarë një kufirin verior dhe jugor me Shtetet e Bashkuara. Në jug janë shteti i Uashingtonit, Idaho dhe Montana dhe Alaska është në kufirin e saj verior.
Mbretëresha Victoria zgjodhi emrin British Columbia për të dalluar se çfarë ishte sektori britanik i Distriktit Columbia nga ajo e Shteteve të Bashkuara ose “American Columbia”, e cila u bë Territori i Oregonit më 8 gusht 1848, si rezultat i një traktati.
Ngërçi Kosovë-Serbi
Liqeni i Ujmanit është kthyer si një ndër pikat e “nxehta” të dialogot Kosovë-Serbi. Kjo çështje u duk sikur u zgjidh me marrëveshjen e bërë në Washington më 4 shtator në prani të ish-presidentit Tramp.
Por me ardhjen në krye të presidencës Amerikane Joe Biden dhe krijimi i qeverisë së re të Kosovës me kryeministrin Kurti i cili shpreson që marrëveshja e 4 shtatorit të ndryshojë./Gazeta Shqip