“Llalla gënjen”, Braho: Sali Berisha antikombëtar, duhej dënuar me kohë

Deputeti Spartak Braho akuzon se Adriatik Llalla ka ngritur një aleancë me Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe shpif me deklarata për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet prej hetimit.
“Ai shpif pa pikë turpi se është në situatë të vështirë, por nuk del dot kështu nga halli. Gënjen! Kjo është aleanca e sapo ngjizur e Berishës, e këtyre të …Këta janë…jo të çantës së zezë, por të listës së zezë. Nuk bëjnë aleanca këta”, tha Braho në një intervistë për News24.
Sipas Brahos, Sali Berisha duhej burgosur me kohë.
“Unë kam qenë drejtues komisioni hetimor i ngjarjeve të ‘97 dhe konkluzioni i atij komisioni është; Sali Berisha mban përgjegjësi për tërë katrahurën, për dëmet, viktimat. Aty në materiale është dhe aktakuza, pjesë e përfundimeve që arriti Komisioni Hetimor. Iu hoq imuniteti 4 vite dhe nuk u thirr një herë si i pandehur. Ai ka dash burgosur me kohë”, tha Braho.
“Një pjesë, copës antikombëtare e një njeriu antikombëtar që ka dëmtuar rëndë interesat e vendit,. mos të themi Esat Pasha, se ky është më i keq, ka punuar kundër interesave të Shqipërisë, deri në copëtimin e saj, mbi dhe nën dhe, hapur direkt, duhej të eliminohej (politikisht) shumë kohë më parë”, vijoi Braho.