Lulzim Basha fiton mandatin e tretë në krye të PD, pas pak rezultati zyrtar

Lulzim Basha ka fituar mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike. Lideri aktual i PD do të jetë në krye të partisë më të madhe opozitare edhe për 4 vitet e ardhshme.
Rezultati zyrtar do të shpallet sot pas orës 9:00, por sipas të dhënave paraprake, Basha është kandidati më i votuar ndër 3 kandidatët e tjerë që e sfiduan për të drejtuar Partinë më të madhe në opozitë.
Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend me rreth 81% të votave.
Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.
Kandidati i dytë më i votuar rezulton Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind zonjën Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.