Macron thërret Kurtin në Paris, kjo është tema që do të diskutohet

Gjatë javës së ardhshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet në Paris me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kjo është bërë e ditur sot gjatë një takimi që Kurti ka pasur me këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.
“Ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kryeministrit Kurti në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron. Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në njoftim thuhet se në këtë takim, u diskutuar edhe për vizitën e fundit të Kurtit në Bruksel dhe për “kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.