Mandatin e mori Vasili me 361 vota/ Mehmetaj: Lajmin e mora nga vetë Kryemadhi, nuk zbehet…

“Lajmin se Kryemadhi ka pranuar mandatin në Fier e kam marrë nga vetë ajo”, kështu u shpreh Keidi Mehmetaj sot në Breaking në TopNews ku ishte në një lidhje me skype. Ish-deputetja e LSI foli se ky rezultat më angazhon të reflektoj, nuk zbehet angazhimi në LSI, pavarësisht çdo gjëje.

“Lajmin e kam marrë nga vetë Kryemadhi, kam biseduar me të. Kryemadhi ka dashur vetë qysh para dy vitesh të jetë deputete e Fierit. Në LSI kemi filluar të bëjmë analiza mbi metodologjinë në proçesin e reflektimit Brenda LSI. Ne nuk e kemi pare garën e brendshme të LSI e cila mund të na vërë në presion me njëri-tjetrin.

Monika Kryemadhi është deputetja më e votuar në qarkun e Fierit, votuesit e LSI kanë votuar për të patur 2 deputetë në tiranë dhe një në Fier. Unë nuk e kam pare angazhimin tim të lidhur me postet që unë mbajë. Ky rezultat më angazhon të reflektoj, nuk zbehet angazhimi në LSI, pavarësisht çdo gjëje. Gjatë fushatës mendoj se duhet të ishim më agresiv, rezultati që unë prisja nuk doli, u shpreh Mehmetaj.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetajn e cila ishte e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat. Kështu Kryemadhi i ka dhënë mundësinë të futet në Kuvend nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës dhe mori vetëm 361 vota gjithsej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT