Masakra në Velipojë dhe lejet e plazheve/ Ademi: Klosi është i paaftë dhe jo korrekt, nuk më kishte ndodhur…

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plagosën, dy të tjerë ishte temë e ditës së sotme në “Breaking” në TopNews. E ftuara e ditës së sotme ishte kryebashkjakja e Shkodrës Voltana Ademi e cila tha se është një ngjarje e rëndë një numër i madh të vrarëve dhe të plagosurve, është e rëndë për të gjithë qytetarët.

Ajo foli edhe për lejet e plazhit ku Klosi tha se disa bëhen edhe nga pushteti lokal, Ademi u shpreh se Klosi është i paaftë dhe jo korrekt, mua nuk më ka ndodhur të kisha një situatë kaq kautike në Shkodër.

“Është një ngjarje e rëndë një numër i madh të vrarëve dhe të plagosurve, është e rëndë për të gjithë qytetarët. Klosi është i paaftë dhe jo korrekt, mua nuk më ka ndodhur të kisha një situatë kaq kautike në Shkodër. Struktura task-forcë drejtohen nga prefekti dhe duhen të mblidhen menjëherë pasi risku është se vendimarrjet. Velipoja nuk ka pasur konflike, shteti po tallet me një situatë kaq të rëndë. Ne kemi kërkuar që në Velipojë të mos bënin atë lloj ndërhyrje. Nuk dua të mendoj se do të ketë përsëritje pasi qeveria duhet të ulet dhe të shikoj ku është dhe çfarë po bën. Unë me 6 vite nuk kam heshtur pasi kemi probleme me krimin në Shqipëri dhe me trafikimin po na rëndohet situata. Ndarja e krimit nga korrupsioni, ka pak shpresa me këtë, po na rëndohet situata dita ditës. Në këtë vit ka patur më shumë kompetenca nga pushteti vendor në poshtetin lokal i të gjitha kompetencave në lidhje me plazhin. Bashkia është përfituese vetëm në marrjen e taksave pasi turizmi është në funksion i qeverisë qendrore, nuk na është marrë ndonjë mendim në lidhje me ndarjen e hapsirave në plazh. vetëm një kontrat është miratuar. Nga informacionet që kam në territor njerëzit janë të paainformuar”, tha Ademi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT