Masakra në Velipojë ku mbeti i vdekur Musaeni/ Bën “BUJË” dhe në mediat ndërkombëtare (Foto)

Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin.

Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. 20-vjeçari kishte filluar vetëm dje punë si kamerier në hotelin Gocaj. Dita e parë e tij e punës rezultoi tragjike dhe u bë dita e fundit e jetës.

Ky lajm tronditi jo pak opinioni dhe mediat në Shqipëri të cilët reaguan me mesazhe sensiblilizuese për kamarierin 20 vjeçar i cili humbi jetën padashje në këtë përplasje. Kjo ngjarje me 4 të vdekur nuk i ka shpëtuar as mediave ndërkombëtare të Cilat kanë shkruar për të.

Gazeta e njohur gjermane Blick shkruan: Katër të vdekur në të shtënat në Shqipëri.

Masakra në Velipojë ku mbeti i vdekur Musaeni/ Bën

Gazeta tjetër gjermane Kronen Zeitung shkruan: Mosmarrëveshja për shezlongët: katër të vdekur në Shqipëri./Gazeta Shqip

Masakra në Velipojë ku mbeti i vdekur Musaeni/ Bën

Masakra në Velipojë ku mbeti i vdekur Musaeni/ Bën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT