Mbërrijnë të tjera vaksina anti-Covid/ Ja sa shkon numri total i tyre

Në Shqipëri mbërritën rreth 24 mijë vaksina anti-Covid, një pjesë të blera nga Qeveria në kuadër të marrëveshjes me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër si dhuratë nga Kroacia.
Kryeministri Edi Rama thotë se edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri.
“Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate”, shkruan ai.
Në total, sipas postimit të Ramës 1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri, “për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv”.