Mbërrin një tjetër sasi e vaksinave Pfizer, sa doza në total ka marrë deri tani Shqipëria

TIRANË – 11 700 vaksina të tjera Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në total numri i vaksinave të mbërritura deri tani në vendin tonë ka shkaur në mbi 911 mijë të tilla.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, numri i të vaksinuarve kundër covid-19 në Shqipëri  ka arritur në kuotën e 800.000 personave.

Kujtojmë që në Shqipëri janë duke u përdorur një sërë vaksinash anti-COVID, duke nisur nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT