“Me 150 km në orë në rrugët e Tiranës”/ Vdes 82-vjeçari nga aksidenti, policia arreston shoferin (Emrat)

82-vjeçari që u aksidentua ditën e djeshme nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.
Policia e Tiranës në njoftim telegrafik, bëri të ditur faktin e humbjes së jetës së 82-vjeçarrit me Qani Kamberaj, në moshën 82-vjeçare. Ndërsa shoferi i ndaluar quhet Mariglen Harrizi, i moshës 25-vjeçare.
Në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në zonën sapo kalon Pallatin me Shigjeta në Tiranë, 82-vjeçari, i cili po ecte në pjesën e trotuarit përgjatë Lanës, pësoi një goditje të fortë nga një makinë tip BMW.
Automjeti që drejtohet nga 25-vjeçari, ishte në një shpejtësi, sipas asaj që i pohuan dëshmitarët për Gazeta Shqip me 150 km/orë dhe po tentonte të parakalonte një makinë tjetër. Kjo manovër ka rezultuar fatale,pasi ka makina ka dalë nga rruga duke përplasur të moshuarin i cili po ecet rrugës në trotuar.
“Ai fluturoi tre metra lartësi’, rrëfeu një dëshmitar për Gazeta “Shqip” menjëherë pas aksidentit. I ndjeri ditën e djeshme jepte shenja jeta, por fatkeqësisht nuk i ka rezistuar plagëve të marra. 82-vjeçari Kamberaj qëndroi për afro 20 minuta i shtrirë në tokë, i gjakosur, por deri në momentin kur mbërriti autoambulanca ai reagonte.
Me vdekjen e Kamberajt, shkon në pesë numri i viktimave nga aksidentet, kur një ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, gjetën vdekjen 4 pjesëtarët e familjes Gushi, mes tyre dy fëmijë të moshës 9 dhe 14 vjeç.