“Me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves”/ Rama nuk i mban ‘inat’ sulmuesit të Kombëtares: Qenka flori

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Budapest, ka publikuar së fundmi një foto me futbollistin e njohur shqiptar, Myrto Uzuni.
Edhe pse i shënoi Juves, skuadrës së zemrës së kryeministrit, Rama shkruan se Uzuni “qenka flori djalë”.
“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë” shkruan Rama.
Myrto Uzuni ka zhvilluar një sezoni fantastik me Ferencvarosin, duke e fituar titullin e kampionit në Hungari.
Ky që përfundoi mund të quhet pa frikë sezoni më i mirë në karrierë për Myrto Uzunin. Sulmuesi shqiptar preku me dorë ëndrrën për të qenë pjesë e grupeve të Champions League, ku madje edhe shënoi kundër Juventusit. Gjithashtu në rrugën drejt Champions-it pati edhe merita të veçanta në kalimin e tureve, teksa disa herë rezultoi vendimtar me golat e tij.