Mediat greke “në panik”: Shqipëria po blen dronë nga Turqia, i ka dhëndëri i Erdoganit

Për të përmirësuar sigurinë kombëtare Shqipëria do të blejë dronë ushtarakë nga Turqia.
Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar dhe mediat greke ku sipas tyre blerja e dronëve ushtarakë kushton 8.2 milion euro dhe do të blihen nga kompania turke Baykar Defense.
Buxheti i qeverisë i ndryshuar në 22 qershor i dha paratë Ministrisë së Mbrojtjes për këtë qëllim. Më herët në fillim të këtij muaji,ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, postoi një video gjatë takimit të tij me përfaqësuesit përfaqësuesit e kompanisë dhe një vizite në fabrikën e saj.
Vitin e kaluar, Shqipëria u bë blerësi i parë i një sistemi anti-dron të zhvilluar nga një kompani turke e mbrojtjes National War Technologies Defense Systems Inc.
Ndër të tjera media greke shton se kompania “Bykar” është në pronësi të të Selcuk Bayraktar, një tjetër dhëndër i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
