Mesazhi i Fatos Nanos: Jam gëzuar për mandatin e tretë, vetëm ne e çojmë vendin në BE

Mesazhi i Fatos Nanos në këtë 30-vjetor të themelimit të Partisë Socialiste ishte i qartë dhe i pastër.
“Bashkëmoshatarë, kështu ju quaja vitet e para, në vitet kur e bëmë PS forcë të parë Europiane, progresiste, sot jemi 30-vjeçarë me apo pa thinja, në 3 dekada kemi mundur të ruajmë traditat më të mira, të përtërijmë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë, prandaj jemi e vetmja forcë politike që mendon globalisht dhe vepron lokalisht. Formuam lidershipe të reja”.
“Përshëndetje Edi! Ta kalojmë stafetën nga etërit të bijtë. Mandati i tretë, frymëmarrje e re ripërtëritëse. Jam gëzuar për këtë arritje të jashtëzakonshme. Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur vendin në standardet e Bashkimit Europian. Ky është misioni ynë historik dhe sfida jonë me kohën dhe vetveten. Askush tjetër nuk e arrin këtë mision. Rrofshi dhe qëllofshi gjithmonë në shenjë”, tha në mesazhin e tij, ish-kreu i PS-së, Fatos Nano.