Ministria i dha leje/ Dritan Leli vijon përplasjet me Këshillin Bashkiak, nuk heq masat anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë u ka kthyer përgjigje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Vlorës, për mbajtjen e mbledhjes me praninë dhe të kryebashkiakut Dritan Leli.

Për të zgjidhur këtë ngërç, këshilltarët i janë drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, e cila thotë se Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, dhe se mbledhjet e Këshillit janë veprimatri pune e organeve kolegjiale, ndaj nuk ka problem dhe mund të mbahen.

Megjithatë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ditën e sotme i ka kujtuar edhe njëherë anëtarëve të Këshillit se masat anti-Covid janë ende në fuqi dhe mbledhjet do të vijojnë të zhvillohen online në platformën “Zoom”.

“Duke qenë se në datën 24.06.2021 është mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë online në platformën “Zoom”, në këtë mbledhje t’i bashkohet rendit të ditës edhe rendi i ditës së mbledhjes jashtë radhe të datës 22.06.2021. Nëse ju e vlerësoni se mbledhja jashtë radhe e kërkuar nga ana juaj sipas rendit të ditës të parashikuar të zhvillohet e veçantë në datën 22.06.2021 në sallën e teatrit ‘Petro Marko’ kjo nuk mund të ndodhë, dhe nuk mund të zhvillohet veçse online pasi janë në fuqi masat e parashikuara nga grupi i ekspertëve për parandalimin e Covid-19. Ju kujtojmë se bazuar në masat anti COVID të përcaktuara nga Komisioni i Ekspertëve, zhvillimi i takimeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021”, tha Leli.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Vlorës Dritan leli ka refuzuar të ballafaqohet me këshilltarët në mbledhje, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij se rregullat e pandemisë nuk i lejojnë grumbullimet. Përmes një letre drejtuar Këshillit Bashkiak kërkon që temat që ata duan të diskutojnë, të bëhen në datë 24 qershor. Sot, thotë Leli, mbledhja nuk do të zhvillohet në Teatrin “Petro Marko”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT