Mziu: Me fitoren spektakolare të Bashës, tani e kemi të sigurtë se do e mundim Ramën

Xhelal Mziu ka reaguar i kënaqur, për fitoren “spektakolare” të Lulzim Bashës në Dibër, zonë të cilën e drejton pikërisht Mziu.

“Fitore spektakolare e kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve dibranë besojnë tek lidershipi i tij. Në rang Qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër.

Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë.

Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt”, shkruan Mziu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT