Ndryshimet në qeveri/ Këta janë dy zv/ministrat e liruar nga detyra (EMRAT)

Ndryshime në kabinetin qeveritar ‘Rama’.
Është liruar nga detyra zëvendësministri i Brendshëm Petro Koçi dhe zv/ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE