Në PD kanë ‘probleme’ me matematikën: Nga 660 vota, 8 shpallen të pavlefshme, në fund u dalin të rregullta 655 vota (PROCESVERBALI )

Partia Demokratike ka zhvilluar dje zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë. Lulzim Basha ëhstë matematikisht fitues pasi ka marrë 81% të votave, ndërkohë që procesi nuk ka përfunduar ende.
Në rrjetet sociale kanë nisur të dalin procesverbalet e mbledhjes së votave të PD, ku dfuken parregullësi të mëdha. Këtë e denoncuan vetë dje dhe kandidatët e tjerë në garë veç Lulzim Bashës.
Nga 660 vota që janë gjetur në kuti, shenohet në procesverba, 8 janë shpallur të pavlefshme, dhe si përfundim të rregullta kanë dalë 655 vota. Pra, matematikisht në rregull duhet të ishin 660-8=652 vota.
“Dhe drita e diturise perpara do te na shpjere. Ta dinte Naimi i shkrete se 150 vjet me pas, elita politike e Shqiperise do bente mbledhje-zbritje si puna e ketyre tek ky procesverbali, do i kishte qr, do ishte bere kinez. Keni Perendi, forconi aritmetiken neper shkollat fillore se po i beni gjemen vendit”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.