Një ministër për çdo qark? Spiropali zflet për emrat e rinj të kabinetit dhe si do zgjidhet presidenti

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News se emrat e qeverisë së re do të mësohen në shtator. E pyetur nëse do të kemi një ministër për çdo qark, Spiropali u shpreh se skema po mendohet nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Spiropali u shpreh se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me PD.

Pjesë nga biseda

A do kemi nga një ministër për çdo qark?

Spiropali: Këtë skemë po e mendon dhe kolaudon kryeministri që ka tagrin. Ne po bëjmë punën tonë. Ka kohë deri në shtator kur do të prezantohen emrat e rinj. Duhet bërë edhe pak durim?

A ishte koha e duhur për të shkarkuar Metën?

Spiropali: Nuk ishte momenti i duhur për shkarkimin e Metës, ishtë shumë kohë më parë në fakt. Kupa nuk ishte mbushur, por ishte derdhur. Ilir Meta nuk ishtë më president.

A do bashkëpunoni me PD për presidentin e ri?

Spiropali: Kemi shprehur gatishmërinë për të gjetur agjendën e përbashkët kombëtare për shumë çështje, jo vetëm për presidentin./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT