“Një prej më të mëdhenjve të Mesdheut”/ Ja si do jetë Porti i Durrësit (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto të maketit të sapo përfunduar për Portin e Durrësit.
Kreu i qeverisë thotë se ky do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë në të gjithë Mesdheun.
Rama shkruan se u ndërtua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.
Miremengjes dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë