‘Njëri 16 mijë euro bakshish, tjetri plumbin dhe 30 lek në xhep’, Dy modelet e kamarierit Shqipëri-Angli!

Kamerier është puna ku ti duhet të jesh i fortë fizikisht edhe i sjellshëm me njerëzit, për shërbimin e mirë që ti bën shpërblehesh me bakshish. Kështu ka ndodhur në Londër ku kamarjerja i ka shërbyer një klienti dhe ai e ka shpërblyer me një bakshishi super të majmë prej 16 mijë eurosh.

Ishte një e shtunë pasdite e zakonshme në New Hampshire kur një klient i uritur hyri në një restorant, u ul në lokalin e jashtëm dhe porositi pak ushqim.

Dy hot dog, disa patate të skuqura, një birrë dhe një tekila më vonë, ai pagoi skedarin e tij prej 37 dollarësh dhe u largua por jo para se të përfshinte një bakshish prej 16,000 dollarësh.

“Mos i shpenzo të gjitha në një vend,” i bëri shaka konsumatori barmenit, sipas Mike Zarella, i cili zotëron Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry. Sipas CNN, baristja nuk e pa çekun dhe nuk e vuri re bakshishin derisa klienti, i cili kërkoi të mbetet anonim, i dha asaj dy të dhëna të tjera për t’i hedhur një sy.

Ndërsa Myzerim Zeneli kamarieri i cili sapo nisi punë në ditën e parë, u shpërblye me një bakshish prej plumbi i cili e largoi nga kjo botë.  Ai nuk coi dot as rrogen e pare ne shtepi, ndersa ne xhep ju gjeten vetem 30 leke.

Myzerini punonte në hotelin Gocaj ku me të dëgjuar të shtënat ai ka dalë nga dhoma e tij dhe është gjendur mes plumbave. Një ngjarje e cila tronditi jo pak opinioni publik dhuke e vë Myzerinin në qendrën e vëmendjes si njeriu i cili vdiq kot sepse donte të jetonte dhe punonte ndershëm.

Ky ishte mëkati i vetëm dhe më i madhi i 20 vjeçarit të cilit i mori edhe jetën. Dy botë të ndryshme dhe skajshmërisht larg kamerieri në Britani shpërblehet me 16 mijë euro bakshish ndërsa në Shqipëri shpërblehet me një plumb dhe 30 lekë në xhep./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT