“Nuk ka më vend për të…”/ Rama zbulon sherrin me Dritan Lelin: Si ma fiku telefonin disa ditë

Zbulohen detaje të reja nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë. Një pjesë të rëndësishme të debatit ka zënë edhe përplasja me Dritan Lelin, të cilin Rama e quajti dezertor.
Mësohet se në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka thënë se në Partinë Socialiste nuk ka më vend për Dritan Lelin.
“Do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë nuk duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.
Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën”, mësohet se ka thënë Rama.
Kryeministri zbuloi se kryebashkiaku i kishte fikur edhe telefonin për disa ditë.
“Leli më fiku telefonin disa ditë”, tha Rama ndër të tjera, ndërsa zbuloi se pse kishte propozuar Lelin për deputet.
“Leli po kalonte nga bashka për në parlament, do ishte mire sepse ka oratori. Askush nuk fiton i pavarur në Vlorë por vetëm ata në siglën e trëndafilit rozë”, tha Rama.
Si nisi përplasja
Përplasja nisi para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsau bë publike para se të regjistroheshin kandidatët për deputetë. Leli refuzoi që të hiqte dorë nga mandati i kryebashkiakut e të kandidonte për deputet, pasi u raportua se ishte në vend të dyshimtë.
Pas sherrit, Rama e quajti kryebashkiakun e Vlorës të vdekur, ndërsa gjithmonë në aktivitetet e tij e ka shmangur./Gazeta SHQIP