Nxjerr gishtin/ Videot e tjera nga Tik Tok-u i kryegjyqtares së Elbasanit: Për ata që më urrejnë

Video tw reja kanw dalw nga profili në rrjetit social ‘Tik Tok’ të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani për të cilën ILD-ja ka kërkuar shkarkimin nga detyra, ishte dhe mjaft romantike. Dosja.al ju sjell disa video të reja, në kuadër të sagës së filmimeve të Kapedanit, e cila reklamonte jetën luksoze në rrjetet scoaile.
Në një prej videove, Kapedani shihet mjaft romantike, teksa filmon momentin kur shtrëngon duart me partnerin e saj. Në një tjetër, Kapedani kërcen teksa filmon trupin dhe rrotullon flokët, ndërsa videon e radhës ua ka dedikuar ‘haters’ave (atyre që urrejnë). Mbi video ka vënë një ikonë me gishtin e mesit, si një formë përshëndetjeje për ta./ Dosja.al