‘Pa dinjitet, gjysmak dhe tinzar’/ Fate Velaj nuk përmbahet ndaj Dritan Lelit: Vlora do t’ja fshijë emrin! Ka mendur veç për bustet e tij imagjinare…

Tani nuk ka më dyshime! Dritan Leli është në shënjestër të socialistëve të Vlorës për të mos qenë më pjesë e tyre. Analizës së bërë nga deputetja Vilma Bello për figurën e kryebashkiakut, iu bashkua edhe Fate Velaj. Edhe pse nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit, Velaj nuk është kursyer në fjalët për Lelin, duke e cilësuar si gjysmak dhe tinzar, i cili ka urrejtje për çdokënd.
“Ai është personi që dhe ora e qyteti që gjoja e rregulloi sa hyri në bashki me idenë se me ardhjen e tij qyteti do punonte si ore zvicerane, nuk ju bind dhe i tha “nuk shkoj unë dhe qyteti sipas orës tende, o mavri”. Ishte ai që nuk krijoj kurrë administratë apo raporte me grupet e interesit në qytet.
“Ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj. Por, ishte personi me apolitik që nuk u be kurrë pjesë e PS dhe e shihte atë vetëm si një instrument për të përmbushur shpellën e tij të errët”.
Por, kur PS i tha se figura e tij po sillte pengesën me të madhe që asaj i kishte dalë në rrugën drejt 25 Prillit, ai, mendoi për “Bejte” “Vjersha” “Këngë” e “Legjenda” për veten e tij. Dritan Leli ka menduar vetëm për bustet e tij imagjinare të vendosura nëpër qytet. Ishte personi që edhe kur dilte ndonjë ditë nëpër rrugë, kërkonte vetëm vende ku mund të vendoste bustin e tij.
“Vlora do ja fshijë emrin nga kujtesa kolektive këtij katrani me pak nuanca vishnje,”-shkruan Velaj.