Paradoksi: Zgjedhjet për kreun e PD, për të tretën herë marrin pjesë më pak se gjysma e anëtarëve

Përfundimi i numërimit të votimit për kreun e PD vërtetoi pritshmëritë e të gjithëve duke konfirmuar Lulzim Bashën për të tretën herë si kryetar i partisë më të madhe të opozitës. Pas publikimit të rezultateve kandidatët e tjerë që garuan përballë Bashës pranuan në forma të ndryshme faktin duke bërë të ditur qëndrimin pro kryetarit të sapokonfirmuar ose duke falenderuar bazën për besimin.

Por nëse krahasojmë shifrat nga zgjedhja në zgjedhje për kreun demokrat, shihet një luhatje e bazës, numrit të anëtarëve që votuan ndërkohë që Basha gjithmonë merr 80% të votave.

Në vitin 2013 ish-deputeti Sokol Olldashi arriti të merrte vetëm 8,060 vota edhe pse ai vetë bëri një parashikim për rezultatin 80% për Bashën dhe 20% për veten. Nga ana tjetër Lulzim Basha siguroi 33,220 vota që i dhanë për herë të parë drejtimin e PD.

Katër vjet më pas, vetë ish-kryetari i PD Eduard Selami nuk arriti të merrte më shumë se 5,136 vota ndërsa Basha u votëbesua nga 53,931 demokratë.

Ndërsa në zgjedhjet e 13 Qershorit ku për herë të parë u përballën 4 kandidatë, deputeti Agron Shehaj i

shte i dyti më i votuari me 6,038 ndërsa Basha mori 32,882 vota duke ruajtur traditën e të njëjtin rezultat prej 80% të numrit të anëtarëve që shkuan te kutitë.
Por sipas shifrave të PD, anëtarësia e saj ka ardhur duke u rrudhur çdo katër vjet ku në 2013 kishte 120 mijë, në 2017 kishte 103 mijë ndërsa ky vit numri i anëtarëve të regjistruar ishte 75 mijë e 67 demokratë.

Në të tre rastet ku u shpall fitues Basha, drejt kutive për zgjedhur kryedemokratin shkuan më pak se gjysma e votuesve. Ndërkohë që në postimin e tij në Facebook, kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha falenderon elektoratin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT