“Përplasja” Leli vs Këshilli Bashkiak/ Kryebashkiaku tallet me këshilltarët, iu dërgon VIDEO nga Italia: Takimi do bëhet vetëm online, s’na lë pandemia

Kryebashkiaku i Vlorës Drtitan Leli, iu është përgjigjur nga Vlora anëtarëve të Këshillit bashkiak, të cilët paraditen e sotme janë mbledhur para Teatrit “Petro Marko” ashtu siç kishin njoftuar një javë më parë.
Ata janë mbledhur pa praninë e Lelit, i cili prej kohësh refuzon përballjen dhe sot “me çelësat e Teatrit me vete”, ka udhëtuar për një takim pune, siç thotë, drejt Italisë. Nga vendi fqinj, kryebashkiaku i Vlorës iu ka dërguar një video këshilltarëve dhe i njofton se dhe mbledhjet e tjera do të mbahen online, pasi pandemia nuk lejon grumbullimet.
Ky është i vetmi argument që Dritan Leli përmend prej më shumë se një muaji, qëkur Këshilltarët bashkiak kërkojnë “ti bëjnë gjyqin” për punët e lëna pas dore në Vlorë.
“Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme.
Dua t’ju njoftoj, që i kam dërguar dje një shkresë kryetares së Këshillit Bashkiak, ku e kam njoftuar të bëhet përgjigja e shkresës tuaj, ju është kërkuar të caktoni datën 29 për mbledhjen e radhës së Këshillit, të cilën ju e keni refuzuar, duke caktuar pak orë pas kërkesës time datën 30.06.2021, pa shpjeguar arsyet për spostimin e kësaj mbledhje.
Ju është bërë me dije që për arsye të angazhimit të bërë më parë, kryetari i bashkisë nuk mund të jetë pjesë e takimit dhe më është dashur që të lë mënjane një tjetër angazhim. Kjo mbledhje nuk zhvillohet pasi janë në fuqi masat anti-COVID të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në rastin konkret përgjegjësia ligjore i takon administratës dhe kryetarit të bashkisë, përgjegjësia për organizimin e një mënyre tjetër, i takon organizatorëve të këtyre subjekteve. Gjithashtu ju kujtoj që datat dueht të përcaktohen me dakordësinë e kryetarit për të qenë prezentë”, thotë Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës në video.