Përurimi i parkut helen në Farkë/ Marin Mema: Po parku i shqiptarëve të Çamërisë kur do kërkohet?

Disa ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakojanis përuruan “Parkun Helen”, në liqenin e Farkës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky park është një hapësirë kushtuar marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa ambasadorja greke në Tiranë, Sofia Philipidhu tha se kjo ishte një iniciativë e Bashkisë së Tiranës për t’i ardhur pranë qytetarëve të saj me një hapësirë të re brenda parkut të Liqenit të Farkës.

Por, pas përurimit të shumta ishin komentet negative në lidhje me ngjarjen në fjalë. Gazetari i njohur Marin Mema përmes një “Instastory” në llogarinë e tij të Instagram-it ka shkruar “Po parku i shqiptarëve të Çamërisë kur do kërkohet në Çamëri?” duke shprehur kështu mërzitjen e tij për përurimin e parkut helen tre ditë më parë.

Më konkretisht, Marin Mema ka shkruar:

U përurua parku helen i Farkës në Tiranë… Po parku i shqiptarëve të Çamërisë, kur do kërkohet në Çamëri? Po ato nëna, baballarë, fëmijë, gjyshër që u masakruan nuk kanë të drejtë përkujtimi? Nuk kanë të drejtë për një pikë lot? Parku u përurua për 200 vjetorin e pavarësisë së Greqisë po ndonjë fjalë se çfarë ishin arvanitasit që u krijuan do thuhet? Apo nuk duhet?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT