Pronat, Kim kërkon ligje e rregulla më të qarta: Kusht për tërheqjen e investimeve amerikane
Ambasadorja e SHBA në Tiranë kërkon ligje dhe rregulla sa më të qarta për të garantuar procese transparente dhe drejtësi të pastër për çështjet e pronave, që sipas saj janë kushte për të tërhequr më shumë investime amerikane në vend.
“Ligje dhe rregulla të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do tërheqin investime amerikane më të mëdha në Shqipëri dhe do të hapin mundësi ekonomike më të mëdha për më shumë njerëz, jo vetëm për disa me mundësi të “veçanta”, shkruan Kim.
Kjo deklaratë e ambasadores është bërë pas një takimi që ka pasur me kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.
“Sot takova Drejtorin e Agjencisë së Kadastrës Lame për të biseduar mbi përparimin e bërë një vit pas zbatimit të regjistrimit të pronave, përfshirë dhe tokat bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës përgjatë procesit dhe shtimin e përpjekjeve për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Kjo do mundësojë investime më të mëdha nga SHBA në Shqipëri dhe mirëqënie për më shumë shqiptarë. dhe shtimin e përpjekjeve për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, shkruan ajo.