VIDEO/ Rama “shkarkon” Dritan Lelin, shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë gjatë vizitës në Vlorë

Edi Rama duket se nuk e konsideron më Dritan Lelin si kryebashkiak të Vlorës. Teksa ndoqi nga afër punimet në Kume të Vlorës, kryeministri u shoqërua nga nënkryetari i bashkisë së Vlorës Afrim Qendro dhe deputeti i zgjedhur i PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

Në këtë lagje të qytetit bregdetar, pritet shtohen hapësirat e gjelbëruara, si dhe të hapen akse lidhëse me rrugët kryesore të qytetit.

Rama

“Puna vazhdon në këtë bllok problematik banesash, që po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se “krisjet” në marrëdhënien e Ramës dhe Lelit nisën para zgjedhjeve,pasi kyy i fundit refuzoi të lërë bashkinë për të kandiduar për deputet. Gjithsesi, në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT