“Refuzova shkarkimin e tij herën e parë”/ Pandeli Majko: Më rëndon vota kundër Metës por…

Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit tha sot se do të votojë pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Me gjithë këtë fakt, ai u shpreh se i rëndon shumë kjo votë, duke pasur parasysh se Meta ka qenë pjesë e PS.
Majko shtoi se raporti me të vërtetën qëndron mbi gjithçka dhe se Meta ka bërë shumë shkelje.
“Është një votë pro shkarkimit, që më rëndon shumë, por që është përballje me të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona, unë e kam refuzuar për herë të parë shkarkimin e tij. Shkarkimi i Presidentit është një proces që duhet të kalojë në shumë filtra, por raporti ynë me të vërtetën është detyra jonë,” tha Majko.