Rishkrimi i historisë, sa “delikate” është figura e Enver Hoxhës?

Rishkrimi i historisë do të cekë edhe figurën e Enver Hoxhës dhe rolin e tij gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Sa delikate është figura e ish-diktatorit? Historiania Nevila Nika thotë se mund të jetë për qytetarët, por jo për historianët, pasi ata kanë të gjithë dokumentacionin e bollshëm për të realizuar një punë të mirë.
“Mund ta quajmë delikat në atë se çfarë do të jetë reagimi nga publiku, por duke pasur parasysh që ka profesionistë me integritet brenda grupit do të japin gjykimin e drejtë në bazë të dokumentacionit për t’i dhënë më në fund një produkt të mirë që të vihen pikat mbi I”, tha ajo.
Historiania Nika foli në emisionin Open, ku shtoi se pikat mbi I nuk mund të vendosen për çdo gjë në histori, por për figurën e Enver Hoxhës ka ardhur koha që të vendosen.