Samiti i Ballkanit/ Rama: E hoqi maskën e Brukselit në Tiranë, karta e gjelbër të na njihet në BE

Kryeministri Rama pas mbledhjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor. doli në një konferencë të përbashkët me komisionerin e BE Oliver Varhelyi ku foli për mbarëvajtej e takimit dhe çfarë vendimesh u morën.

Rama tha se ky proçes i mbështetur nga një paketë e veçantë  finaciare, lëvizja më e madhe e Bashkimit Europian drejt Ballkani Perëndimor. Komisioneri duhet të ndihet mire që maskat e Brukselit i hodhi në Tiranë. Planet e punëve tona tashmë janë konkrete, shengeni Rajonal tashmë ësht një projekt strategjik për rajonin tone së bashku me Bashkimin Europian.

“Dua të falënderoj të gjithë. Në këndvështrimin tim është arsye e veçantë. Jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi si e quan njëri apo tjetri por të çojë përpara jetësimin e katër lirive të Europës në rajonin tonë.

Ky proces është i mbështetur në një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portuale të inter-konektivitetit dhe gjithë sektorit të energjisë, përbën lëvizjen më të madhe historike të BE në drejtim të Ballkanit Perëndimor.

Ishte një kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual. Sepse ne kemi mundësi të mikpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj se edhe komisioneri ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë. Planet e punës janë konkrete, Ky është një ndër ato momente kur BE e ka bërë të veten. Na takon ne të bëjmë tonë. Ne kemi qenë që në fillim dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i shengenit rajonal është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme, ekonomike, sociale dhe politike për të gjithë rajonin tonë.

Më vjen mirë që sinergjia e këtij vizion me BE është e plotë. Jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin e Berlinit dhe shpresojmë të kalojnë në duart e komisionit europian që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit në formatin e deritanishëm dhe vitin e ardhshëm të bëhet nën kujdesin e Komisionit. Kjo është një ambicie e jona që e ndajmë me komisionerin. Ne ndërkohë kemi vendosur paralelisht me çfarë lidhet me programet edhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshme në rajonin tonë me vetë mënyrën e funksionimit.

Nëse ne këtu bëjmë hapa në drejtim të jetësimit të katër lirive të BE, ambicia është ta na njihen këto hapa edhe nga BE. Në aspektin e qeverisjes, mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik. Ne brenda rajonit por përpara dy ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rëndë dakord për lëvizjen e lirë pa detyrime ekstra. Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në BE”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT