Seanca maratonë për shkarkimin e Metës/ Edi Rama do të flasë 30 minuta, në listë edhe Pandeli Majko

Nis seanca e Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në rendin e ditës veç paraqitjes së raportit përfundimtar do të ketë dhe diskutime nga mazhoranca dhe opozita.

Shtatë deputetë do të flasin nga mazhoranca, ku listën e kryeson kryeministri Edi Rama. Ai do të flasë 30 minuta mbi konfliktin që ka pasur me presidentin Meta.

Më pas në listën e diskutantëve është edhe Pandeli Majko, i cili mbart më vete edhe simbolikën e marrëdhënieve me Metën, që kanë qenë së bashku në kohën e drejtimit të qeverisë socialiste. Shtatë deputetë socialistë do të flasin në seancë dhe do të kenë gjithsej mbi një orë në dispozicion.

Në total do të jenë 26 deputetë të Parlamentit që do të diskutojnë sot në seancë të posaçme parlamentare.

Diskutantët e PS

Edi Rama 30’
Klotilda Bushka 10’
Elena Xhina 5’
Vasilika Hysi 7’
Pandeli Majko 7’
Elisa Spiropali 7’
Taulant Balla 15’ (Në emër të grupit)

Grupi Demokrat

Arlind Çarçani 7
Artur Roshi 5’
Halit Valteri 7’
Korab Lita 5’
Halil Jakimi 7’
Besnik Troplini 2’
Myslim Murrizi 15’ (Në emër të grupit)

Grupi Demokraci dhe Drejtësi

Edmond Stojku 12’
Selami Jenishehri 6’

Grupi i pavarur

Ralf Gjoni 5’

Kostaq Papa 3’

Kujtim Gjuzi 5’

Zef Shtjefni 4’

Lefter Maliqi 2’

Suzana Topi 2’

Fatjona Dhimitri 2’

Erion Piciri 3’

Elda Hoti 2’

Adriatik Alimadhi 4’

Ndiqni live seancën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT