SHBA hidhet në ‘sulm’, dërgon zyrtarët e hetimit në Shqipëri, dhuron pajisje përgjimi për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

SHBA ka dhuruar disa pajisje përgjimi në ndihmë të Prokurorisë së Përgjithshme për ta mbështetur në lidhje me hetimet. Ambasada amerikane shkruan se Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.
Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”, njofton ambasada Amerikane.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.
Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian.